Gazetarja sportive Sabina Mete e ftuar në “Ftesë në 5”, në “Top Channel” me gazetaren Bieta Sula është ndalur gjatë tek fillimet e karrierës së saj, vështirësitë që ka pasur si dhe mënyrën se si ja ka dalë të ketë sukses.
Ajo ka ndarë gjithashtu me publikun edhe një episod të veçantë pas intervistës me Lorik Canën.
Sabina thotë se pas asaj interviste ka parë që futbollisti i njohur i kombëtares francize Adil Rami kishte pëlqyer disa foto të saj e më pas i kishte folur.
Sabina thotë se nuk e njihte, në punë i thanë se ai është një futbollist i njohur, i dashuri i Pamela Andërson.
Gazetarja ka treguar se si rrodhi më pas biseda dhe se si Adil i kishte kërkuar një intervistë e madje e kishte ftuar edhe në Francë.
Sabina thotë se ftesën nuk e ka pranuar, por ndoshta në një të ardhme nuk i dihet.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=2STFHFVOk9s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3Rz9hFAbHF/