ShowBiz

Kur të interviston vajza, Blero publikon intervistën më të mirë ndonjëherë…

Blero është një prej këngëtarëve më të dashur për publikun.

Prej disa muajsh ai është martuar me modelen Afrona Dika, ndërsa nga martesa e parë me aktoren Teuta Krasniqi ka një vajzë me emrin Tara.

Vogëlushja dhe këngëtari kanë një lidhje shumë të veçantë, ndërsa i shohim të kalojnë shumë kohë së bashku.

Madje së fundmi Tara e ka intervistuar këngëtarin dhe sipas tij kjo është intervista më e mirë që ai ka realizuar ndonjëherë.

Këngëtari ka postuar në instagram një foto në një studio të improvizuar ku përballë tij është vendosur e bija me një tufë lëtrash në duar ku me siguri ka pyetjet për të atin.

Vogëlushja ka intervistuar më herët për Prive edhe të ëmën aktoren Teuta Krasniqi.

Nuk e dimë ende se kur do të transmetohet kjo intervistë, por mund të themi me siguri të plotë se do të jetë shumë interesante

Link: https://www.instagram.com/bleromuharremi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B42i5jwHt1l/