Liesa Haxhiasllani, moderatorja simpatike që ka drejtuar Pop Culture ka vendosur të rrëfejë disa prej të vërtetave të saj.
Ajo e ka nisur që prej momentit kur ka bërë audicionin e parë, hapat e parë në botën e televizionit, fobitë dhe pasionet e saj si dhe marrëdhënien me miqtë dhe familjarët.
Liesa ka treguar gjithashtu se një prej pasioneve të saj janë tatuazhet, por babai i saj ka qenë gjithmonë kundër.
Kur ka bërë tatuazhin e parë në këmbë, moderatorja tha se të atit vendosi t’ja thoshte më vonë.
Në momentin që ja tha, fillimisht ai nuk e besoi, por më pas kur e kuptoi që e bija po i thoshte të vërtetën u ngrit, shkoi në kuzhinë dhe po kërkonte për një thikë.
Liesa tha se i ati e kishte paralajmëruar gjithmonë që nëse do të bënte tatuazh, vetë ai do t’ja fshinte me qumësht fiku.
Link: https://www.youtube.com/watch?time_continue=28&v=lZs80XdOYTU&feature=emb_title
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3zqkZqn3Nz/