Gent Bejko, Gentian Zeneli dhe Ermal Mamaqi rikthehen sërish bashkë pas 12 vitesh.
Grupi i famshëm Shblsh që vite më parë na kanë bërë të qeshim shumë herë me batutat e tyre do të ngjiten sërish në skenë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur në instagramin e tij Turjan Hysko i cili ka shpërndarë një foto të tre aktorëve në skenë.
“Sa i lumtur jam për këtë moment! Sërish bashkë vetëm në Klanifornia! Shblsh janë rikthyer”, shkruan Turi në foton e shpërndarë në instagram.
Ky lajm është mirëpritur me dëshirë nga të gjitha fansat e grupit të famshëm, të cilët edhe sot pas kaq vitesh i mbajnë mend përmendësh batutat e tyre.
https://www.instagram.com/p/B6lfv_VpMXn/Link: https://www.instagram.com/p/B6lfv_VpMXn/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6lo9HaJ_NC/