ShowBiz

Pasi fshiu fotot, Romeo reagon sërish, këtë herë zhduk çdo gjurmë të Jonidës

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj duket se i kanë dhënë fund romancës së tyre dhe kjo u vërtetua që pasi aktori hoqi fotot me këngëtaren që kishte publikuar në instagram.

Nga ana tjetër këngëtarja në dy intervista të fundit deklaroi se aktualisht është single duke na vërtetuar kështu ndarjen nga aktori.

Një tjetër fakt që ata të dy këtë herë e kanë seriozisht është fakti që Romeo ka vendosur të fshijë tatuazhin që thuhej se ishte dedikim për këngëtaren dhe që të dy e kishin realizuar në të njëjtën ditë pak kohë më parë.

Atë e shohim ndërsa ka shkruar për të bërë një tjetër tatuazh pikërisht në vendin ku dikur kishte bërë tatauzhin së bashku me këngëtaren.

Jonida dhe Romeo kishin mbi një vit që përfliteshin për një lidhje së bashku, vetë Jonida tregoi në një intervistë pak kohë më parë se me Romeon ishte njohur në televizion.

Dikur i shikonin bashkë në çdo event, ndërsa sot duket që nuk janë më bashkë, pasi i kanë fshirë edhe ato foto të përbashkëta në rrjetet sociale.

Link: https://www.instagram.com/romeoveshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6GJnnQlr25/https://www.instagram.com/p/B65VboOH1Ha/