ShowBiz

Prishet miqësia mes Fjoralbës dhe Nevinës? Ja çfarë po ndodh mes tyre

Fjoralba Ponoari dhe Nevina Shtylla dy moderatoret bukuroshe të “E diell”, nuk janë vetëm kolege, por edhe mikesha të ngushta.

Kjo duket qartë edhe në rrjetet sociale ku i kemi parë të ndajnë momente së bashku.

Megjithatë fansat e tyre janë të mendimit se vajzat e kanë prishur marrëdhënien e mirë që kanë pasur dhe duan të dinë arsyen se çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes tyre.

“Duket sikur i ke prish marrëdhëniet me Nevinën”, i thotë njëri prej ndjekësve Fjoralbës duke e bërë këtë të fundit që të postojë një video ku shfaqet së bashku me Nevinën duke trokitur gotat, ndërsa bën tag moderatoren së cilës i thotë “A do flasësh”.

Për të treguar që ato të dyja në fakt vazhdojnë të jenë mike shumë të mira me njëra tjetrën edhe Nevina e ka shpërndarë këtë video në instagramin e saj dhe shkruan: “Paskam folur në video shumë bukur, nuk shtoj asnjë gjë”.

E pra ato të dyja vazhdojnë të jenë mike shumë të mira dhe këtë sapo na e vërtetuan, duke hedhur poshtë të gjitha zërat për një ftohje të marrëdhënies mes tyre.

Link: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/

Link: https://www.instagram.com/nevinashtylla/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6JCR1gBsAc/