Luana Vjollca i ka nisur ditët e para të këtij viti në Dubai së bashku me Marinën dhe bashkëshortin e saj.
Moderatorja mesa duket është miqësuar edhe me stafin e hotelit ku po qëndron të cilët i kanë bërë një super surprizë.
Ata kanë përgatitur një ëmbëlsirë me çokollatë, sipër së cilës kanë vendosur dy foto të Luanës dhe emrin e emisionit që ajo drejton.
Luana ka mbetur e surprizuar nga kjo dhuratë speciale, ndërsa ka falënderuar stafin e hotelit për surprizën.
Moderatorja ka mbyllur me sukses sezonin e “Shiko kush luan”, ndërsa këtë të shtunë pritet të transmetohet puntata finale e cila sipas Luanës do të ketë shumë surpriza dhe momente të veçanta.
Link: https://www.instagram.com/luanavjollca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3zgDVzHeP4/