ShowBiz

Përqafime dhe buzëqeshje, Rudina poston një tjetër foto romantike me Mark Frokun

Rudina Dembacaj bëri publike vetëm pak ditë më parë lidhjen e saj me ish deputetin Mark Froku për të cilin tha se e do si partner jete dhe biznesi.

Të shumta ishin reagimet e fansave të cilët mesa duke i janë kthyer keq aktores duke e detyruar të fshijë dhe të mbyllë komentet në fotot e saj.

Megjithatë Rudina ka postuar një tjetër foto bashkë me Markun ku shfaqen të dy të lumtur dhe të buzëqeshur ndërsa pozojnë përkrah njëri tjetrit.

Këtë foto Rudina e ka shoqëruar me një zemër të kuqe dhe e ka postuar në instastory.

Aktorja deklaroi për herë të parë në “Top Channel”, se kishte nisur procedurat e divorcit që në mars të vitit që shkoi, ndërsa pak ditë më parë konfirmoi të gjitha zërat që qarkullonin për një lidhje të saj më Mark Frokun.

Aktorja ka një vajzë nga martesa e parë e cila vetëm pak kohë më parë festoi ditëlindjen duke bërë bashkë në një festë gjigande të dy prindërit e saj.

https://www.instagram.com/rudinadembacaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6_eVKpntf_/