Aktualitet

“Doja të vrisja veten”, gazetari rrëfen luftën me bullizmin në fëmijëri

Bullizmi është një fenomen shumë shqetësues sidomos tek fëmijët, pasi ndikon negativisht në formimin e karakterit dhe në vetëbesimin e personit që bullohet vazhdimisht.

Një histori e dhimbshme është treguar në studion e “Ftesë në pesë”, nga gazetari Ronaldo Sharka i cili ka treguar se si është trajtuar në moshën e fëmijërisë si nga shokët e klasës ashtu edhe nga vetë mësuesit.

Ai rrëfen atë periudhë të errët të jetës së tij kur shkolla i ishte kthyer në ferr dhe çdo natë nga klasa e parë e deri në vit të parë i lutej Zotit ta merrte.

Ronaldo tregon se si çdo pushim qëndronte vetëm dhe shkonte mbarapa oborrit të shkollës, pasi mund të bëhet pre e talljeve nga shokët e klasës.

Megjithatë ai ja doli që sot vetëm 5 vite pasi doli për herë të parë në “Top Channel”, të realizojë ëndrrën e tij për të qenë një gazetar.

Ronaldo ka një mesazh të qartë për të gjithë ata që kanë ëndrra dhe që duan të kenë sukses në jetë, me këmbngulje dhe besim tek vetja mund t’ja dalësh.

https://www.youtube.com/watch?v=3Zic1WwR1D8

Link: https://www.youtube.com/watch?v=3Zic1WwR1D8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7bPPsBApuu/