ShowBiz

“Mirë se vjen Enekeida”, bashkëshortja e Lorikut tregon si e mirëpritën vajzën

Ish kapiteni i kombëtares Lorik Cana është bërë baba për herë të dytë disa ditë më parë me ardhjen në jetë të së bijës.

Vogëlushja erdhi në jetë gjatë fundjavës, dhe prindërit kanë vendosur ti vendosin një emër 100% shqiptar.

Vajza do të quhet Enkeleida dhe bashkëshortja e Lorikut, e ëma e vogëlushes ka publikuar në instagram një video të shkurtër me një fjongo rozë ku shohim një tabelë ku shkruhet “Mirë se erdhe Enkeleida”

Lorik dhe Monique janë bërë prindër për herë të parë para disa vitesh kur erdhi në jetë djali të cilin vendosën ta quajnë Bojken përsëri një emër shqiptar.

Ata të dy nuk kanë publikuar ende asnjë foto të vogëlushes me përjashtim të videos së mirë se ardhjes ku zbulohet edhe emrin shqiptar i vajzës.

Link: https://www.instagram.com/moniquercana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrGc4qBAZPL/