ShowBiz

Sin Boy dhe Rina super të dashuruar, reperi bën deklaratën më të veçantë për këngëtaren

Reperja Rina dhe partneri i saj Sin Boy prej disa muajsh kanë bërë publike romancën e tyre e madje tashmë janë duke jetuar së bashku duke hedhur hapa seriozë në marrëdhënien e tyre.

Në një intervistë të pak ditëve më parë ata madje treguan edhe planet që kanë për të ardhmen, ndërsa pak kohë më parë u transferuan në një shtëpi të re duke na treguar edhe disa pamje nga oborri dhe ambjenti i jashtëm i vilës.

Ata nuk ngurojnë gjithashtu ti shprehin vazhdimisht njëri tjetrit dashurinë në rrjetet sociale dhe këtë herë reperi ka një mesazh shumë të veçantë për këngëtaren.

“Unë jam i lumtur, kur ajo është e lumtur”, thotë ai në një foto ku pozojnë së bashku, një deklaratë kjo që do të donin ta dëgjonin të gjitha femrat nga partneri i tyre.

Kujtojmë se Rina u shkëput për pak kohë nga muzika dhe rrjetet sociale për t’u rikthyer sërish këtë herë edhe më fuqishëm.

https://www.instagram.com/p/B7iyYHeFppo/

Link: https://www.instagram.com/p/B7iyYHeFppo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7iyYHeFppo/