ShowBiz

I dhanë fund pas tre vitesh, zbulohet arsyeja e ndarjes së këngëtares nga partneri

Një javë më parë në të gjitha mediat qarkulloi lajmi që Rihanna dhe i dashuri i saj, miliarderi arab Hassan Jameel i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas tre vitesh lidhje.

Përveç lajmit për ndarje, nuk u mësua asnjë detaj tjetër lidhur me arsyet që e çuan çiftin të marrin këtë vendim.

Por së fundmi revista “People”, ka mësuar arsyen përse ata të dy i dhanë fund dhe kjo lidhet me mënyrën e ndryshme të jetesës që ata të dy kishin dhe që nuk i lejonte të kishin një marrëdhënie të konsoliduar me njëri tjetrin.

Revista nuk e ka saktësuar se kush e mori vendimin për ti dhënë fund, por tashmë Rihanna është zyrtarisht single dhe ky është një lajm 100% i sigurt.

Ndarja e tyre ka ardhur e papritur sidomos pas deklaratave të këngëtares një vit më parë gjatë një interviste ku na la të kuptonim se për herë të parë po i mendonte gjërat seriozisht për të krijuar një familje dhe për të patur fëmijë.

https://www.instagram.com/p/B4zIv79Hhqf/

Link: https://www.instagram.com/p/B4zIv79Hhqf/

Burimi i lajmit: https://www.elle.com/culture/celebrities/a30640681/why-rihanna-hassan-jameel-broke-up/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/search/broken%20heart/