Modelja e njohur Diellza Kolgeci ka festuar gjatë ditës së djeshme ditën e saj të lindjes.
Edhe pse është e vështirë për ta besuar Diellza në fakt sapo mbushi 42 vjeç dhe të themi të drejtën nuk i tregon aspak.
Ajo u bë nënë e një vajze një vit më parë, ndërsa me partnerin e saj basketbollistin Fisnik Rrugova.
Ka qenë vetë basketbollisti që ka shpërndarë në instagramin e tij një foto të përbashkët ku uron Diellzën me fjalët më të bukura.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës time. Unë dhe Helena të duam pa fund, qofshim gjithmonë të lumtur bashkë”, shkruan ai krahas fotos ku pozojnë së bashku.
Pas këtij mesazhi, Diellza ka marë urime të shumta nga miqtë dhe të afërmit e saj.
https://www.instagram.com/p/B7qdJpblLjH/