ShowBiz

Fatma dhe Alfio bëhen prindër, zbulohet emri i veçantë i të birit

Fatma dhe Alfio janë bërë prindër për herë të parë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Alfio përmes një fotoje ku pozojnë të tre së bashku ndërsa zbulon edhe emrin e të birit.

Çifti ka vendosur që ta quajnë vogëlushin Noah ndërsa vetë Alfio zbulon se sa i lumtur ndihet për këtë dhuratë të veçantë.

“Sot mësova përfundimisht çfarë do të thotë të duash dhe të të duan, sot mësova përfundimisht çfarë është dashuria, sot jeta ime ndryshoi si kurrë më parë, sot erdhi tek ne Noah dhe babi Alfio dhe mami Fatma janë njerëzit më të lumtur në botë dhe e duan shumë shumë shumë”, shkruan Alfio krahas fotos ku pozojnë të tre së bashku menjëherë pas ardhjes në jetë të vogëlushit.

Çifti ka marrë mesazhe të shumta nga miq dhe familjarë të cilët i kanë uruar mirë se ardhjen vogëlushit.

Alfio ka postuar gjithashtu edhe një pjesë të surprizave dhe tullumbacave që kanë marrë nga miqtë e tyre.

https://www.instagram.com/p/B73hL_pgQGI/

Link: https://www.instagram.com/p/B73hL_pgQGI/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bv9fwktHNXC/