Një grua nga Taiwan duhet të falënderoj qenin e saj i cili i grisi pasaportën duke mos e lejuar kështu të udhëtonte drejt provincës së Wahan në Kinë.
Gruaja duhet të udhëtonte në fillim të janarit në këtë provincë pikërisht dy ditë përpara se të shpërthente coronavirusi, por udhëtimi i saj u bë i pamundur pasi qeni i grisi pasaportën.
Ajo postoi disa foto të qenit të saj me pasaportën fije fije dhe me një fytyrë të zënë në faj për shkak të asaj që kishte bërë.
Fillimisht pronarja e qenit u nxeh shumë me të, por disa ditë më vonë do ti duhej ta falënderonte, pasi veprimi i qenit i kishte shpëtuar jetën.
Qeni një Golden Retriever me emrin Kimi duket se e paska ndjerë rrezikun që i kanosej pronares së tij dhe vendosi të grisë pasaportën për të mos e lënë atë të nisej për udhëtim.
Në provincën Wahan ku kishte planifikuar të udhëtonte gruaja nga Taiwani rreth 2000 persona janë infektuar nga virusi vdekjeprurës ndërsa kanë humbur jetën rreth 56 persona.
Link: https://www.facebook.com/kimi0611/
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/kimi0611/photos/pcb.883796502039718/883795198706515/?type=3&theater
Burimi i lajmit: https://www.boredpanda.com/dog-destroy-passport-prevent-trip-wuhan/?utm_source=google&utm_medium=organic&utm_campaign=organic