ShowBiz

Djali i Gazit bën 3 muaj, kjo është torta më e veçantë që na kënë zënë sytë

Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira Seferi u bënë prindër të një djali tre muaj më parë.

Ata u martuan verën e vitit që shkoi në një ceremoni madhështore ku ishin të ftuar miq e familjarë të çiftit, ndërsa më pas në fund të tetorit erdhi në jetë Dardi.

Njoftimin atëherë e dha vetë Gazi në instagram ku i uronte mirë se ardhjen të birit.

Sot kanë kaluar tre muaj që nga ajo datë dhe prindërit e Dardit kanë vendosur ta kujtojnë kështu 3 mujorin e lindjes së tij.

Ata kanë porositur një tortë shumë të veçantë e cila simbolizon pyllin e gjitha e gjelbër, me pemë dhe kafshë rrotull, kjo pemë duket si një copë xhungël sipër së cilës shohim gjithashtu edhe një tresh për muajt që bën Dardi.

Anash tortës shohim një tabelë druri ku shkruhet “Dardush” .

Kjo është torta më e veçantë që na kanë zënë sytë pasi ka detaje shumë interesante të cilat rallë i gjen në tortat e zakonshme.

Link: https://www.instagram.com/gazpaja/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6wjy30hetq/