Legjenda e basketbollit Kobe Bryant që humbi jetën në një aksident me helikopter së bashku me të bijën 13 vjeçare la shumë dhimbje pas sidomos për familjen e tij.
Bashkëshortja e Kobe, Vanessa Bryant dhe tre vajzat e tij e kanë përjetuar shumë keq ndarjen e parakohshme nga jeta të familjarëve të tyre.
Katër ditë pas tragjedisë Vanessa ka vendosur që përmes një fotoje ku pozojnë të gjithë bashkë të shprehë për herë të parë se si ndihet pas ngjarjes së rëndë ku humbi bashkëshortin dhe të bijën.
Në statusin e saj të gjatë ajo falënderon të gjitha ata që i qëndruan pranë dhe i ofruan mbështetje në këto ditë të vështira, ndërsa rrëfen se janë të shkatërruar nga dhimbja dhe se nuk kanë fjalë për ta përshkruar atë çfarë ndjejnë.
Megjithatë Vanessa shton se e ngushëllon fakti që Kobe dhe e bija e dinin shumë mirë se sa shumë ata i donin.
“Nuk e dimë se çfarë na rezervon jeta, dhe është e pamundur që ta imagjoj jetën pa ta. Por ne zgjohemi çdo mëngjes duke u përpjekur gjithnjë e më shumë sepse Kobe dhe Gigi po shkëlqejnë rrugën tonë. Dashurinë jonë për ta është e pafund dhe e pamatshme. Uroj vetëm që ti përqafoj, puth dhe bekoj dhe ti kisha këtu përgjithmonë”, shkruan ndër të tjera në mesazhin e saj të dhimbshëm Vanessa, ku nuk harron gjithashtu të falënderojë miliona njerëz që i dërguan mesazhe ngushëlluese për humbjen e njerëzve të saj të dashur.
Kobe Bryant ishte duke udhëtuar ditën e dielë me një helikopter së bashku me të bijën dhe 7 persona të tjerë prej të cilëve nuk pati asnjë të mbijetuar.
https://www.instagram.com/p/B77K8XWDY7O/Link: https://www.instagram.com/p/B77K8XWDY7O/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B19p0ZWH5_l/