ShowBiz

Nora flet për herë të parë pas ndarjes, Roberti ka një mesazh për të

Këngëtarja Nora Istrefi prej disa muajsh është vënë në qendër të vëmendjes pas lajmit për ndarje nga bashkëshorti.

Lajmin për ndarje e beri të ditur muaj më parë më një njoftim në instagram Robert Berisha i cili shkaktoi jo pak zhurmë në rrjetet sociale.

Që pasi u bë publike ndarja e tyre, Nora ka preferuar të heshtë i vetmi që ka folur ka qenë Roberti.

Por këtë të shtunë këngëtarja do të jetë e ftuar në “Dua të të bëj të lumtur”, ku sqaron për herë të parë se në jetën e saj nuk ka pasur një Ana që të ketë ndikuar në mënyrë direkte duke u nisur edhe nga kënga e saj e fundit ku flitet për tradhëtinë.

Për Norën do të ketë gjithashtu disa surpriza, siç është ardhja e të ëmës duke kënduar në emision që e bën për herë të parë që pas largimit nga jeta të babait të Norës.

Një tjetër surprizë është edhe një video mesazh nga ana e Robertit i cili ka diçka për ti thënë Norës.

Ata të dy pavarësisht se nuk janë më bashkë vazhdojnë të kenë një raport shumë të mirë me njëri tjetrin, madje edhe pushimet e dimrit i kaluan së bashku për të qënë të dy pranë vajzës së tyre Renee.

https://www.instagram.com/p/B76DfhygIMH/

Link: https://www.instagram.com/p/B76DfhygIMH/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BYIhC5UlfeK/