ShowBiz

Tregon historinë e dhimbshme, Romeo përlotet në mes të emisionit

Romeo Veshaj i ftuar në “Thumb”, është rrëfyer për herë të parë lidhur me jetën e tij private, historinë me këngëtaren Jonida Maliqi dhe karrierën si aktor humori.

Në fund të intervistës ai ka treguar një histori të dhimbshme me të cilën është përballuar dhe që e ka bërë të përlotet.

Ai tregoi se si kishte shkuar në një dyqan për të marrë një paketë cigaresh dhe aty djali që po shiste ofrohet t’ja paguajë ai paketën.

Romeo thotë se nuk ka pranuar, por më pas djali në dyqan i tha se aktori ishte i vetmi person që e bënte  për të qeshur, pasi e ëma e tij ishte e sëmurë.

Aktori thotë se në ato momente është ndier shumë i lumtur që me artin e tij arrin të kthejë buzëqeshjen në fytyrën e njerëzve, ndërsa e shohim teksa preket duke treguar këtë histori të dhimbshme.

https://www.youtube.com/watch?v=zZQgEa4o6KI&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=zZQgEa4o6KI&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B70mtacFby6/