ShowBiz

Me flokët bisht, djali i Adelinës merr gjithë vëmendjen në fotot e fundit

Këngëtarja Adelina Tahiri është bërë nënë e një djali gati një vit e gjysmë më parë.

Vogëlushi Jon tashmë është rritur dhe gjithnjë e më shumë po bëhet nje bukurosh i vërtetë duke tërhequr gjithmonë vëmendjen në çdo foto që Adelina publikon me të.

Vogëlushit i janë rritur flokët dhe këngëtarja ka vendosur të mos ja presë, por t’ja mbledhë bisht, duke e bërë të duket edhe më i bukur.

Adelina ka postuar një foto të të birit ku pozon pa mendje dhe një tjetër ku e mban në duar.

Në të dyja fotot të bien në sy tiparet e bukura të vogëlushit dhe flokët e gjata kaçurela që Adelina ja ka mbledhur gjysmë bisht.

Në këtë foto Jon ka marrë komplimenta të shumta nga miq dhe të afërm të këngëtares.

https://www.instagram.com/p/B8HQEbxFxRv/

Link: https://www.instagram.com/p/B8HQEbxFxRv/

https://www.instagram.com/p/B8JTCtWlWjs/

Link: https://www.instagram.com/p/B8JTCtWlWjs/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7Badcqle2d/