Fotot me bikini në dëborë kanë filluar të shndërrohen në një trend të cilit i është bashkuar së fundmi edhe këngëtarja Morena Taraku.
Ajo ka postuar në instagramin e saj një foto vetëm me bikini në mes të dëborës duke sfiduar temperaturat e ulëta.
Ajo duket shumë në formë dhe këtë e kanë vënë re edhe fansat e saj të cilët si gjithmonë e kanë komplimentuar jo vetëm për format, por edhe për guximin e realizimit të fotove të tilla në temperatura të ulëta.
Në fillim të vitit këngëtarja u pa duke pushuar në Tajlandë ku postoi foto shumë të veçanta në plazhet ekzotike.
Këngëtarja vitin që shkoi u angazhua plotësisht në muzikë duke sjellë hite të suksesshme për fansat e saj.
https://www.instagram.com/p/B8J_AtdF7tE/Link: https://www.instagram.com/p/B8J_AtdF7tE/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3b60pklElQ/