Gazetarja e njohur arabo izraelite Rula Jebreal ka përlotur publikun në sallën Ariston gjatë natës së parë të Festivalit të Sanremos me monologun e famshëm kundër dhunës ndaj grave.
Ajo ka rrëfyer historinë e nënës së saj e cila vrau veten kur ajo ishte vetëm 5 vjeç pasi nuk ja doli dot ti mbijetonte vuajtjes nga dhuna dhe abuzimet seksuale.
“Nëna ime Nadia, humbi trenin e saj të fundit kur unë isha vetëm 5 vjeçe. Ajo bëri vetëvrasje duke i vënë flakën vetes. Ajo dëshironte të hiqte qafe trupin e saj sepse ishte vendi i torturës. Nëna ime ishte përdhunuar dy herë që në moshën 13 vjeçare nga një burrë, pastaj nga një sistem i tërë që e detyroi të heshtë,sepse lotët rrjedhin gjak më shumë kur nuk të besojnë”, ka thënë gazetarja ndërsa është përlotur dhe ka përlotur gjithë publikun.
Ajo ka ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave duke i ftuar femrat që të mos kenë frikë, ndërsa gjithë atyre që kërkojnë të fajësojnë femrat, të mos guxojnë asnjëherë ta pyesin një femër se çfarë kishte veshur atë ditë, ashtu siç ka ndodhur në shumë raste.
46 vjeçarja është nënë e një vajze e cila ishte mes publikut e emocionuar gjatë monologut të së ëmës.
Rula ju drejtua edhe së bijës kur tha se edhe falë saj është bërë kjo që është sot.
Në fund të monologut prekës i gjithë publiku është ngritur në këmbë duke duartrokitur mesazhin e saj mjaft domethënës.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=vdL9uf4vd38&feature=youtu.be
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BqSdwXDHwj4/