ShowBiz

Loredana kthehet sërish tek Mozzik, veprimi i saj i fundit na la të gjithëve pa fjalë

Mozzik dhe Loredana një prej çifteve më të përfolura të momentit duket se vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes pas çfarëdo veprimi që i shohim të bëjnë.

Edhe pse u përfshinë së fundmi në një debat pas deklaratës që reperja bëri për arsyet e ndarjes, duket se ata të dy do të jenë gjithmonë të lidhur pasi kanë së bashku një vajzë.

Këtë sapo na e vërtetoi edhe Loredana e cila ka postuar një foto të vjetër të vogëlushes Hana ku shfaqet në krahët e këngëtarit.

Loredana është kujdesur që mos ta zbulojë komplet portretin e Mozzik, por ajo që na habiti janë zemrat e shumta të vendosura sipër fotos ku Hana është mbështetur në kraharorin e të atit.

Reperi me deklaratën e tij të fundit ku e quajti këngëtaren gënjeshtare foli me tone të ashpra duke sqaruar gjithashtu se nuk do ta prekte më këtë temë, por mesa duket këngëtarja vazhdon ti qëndrojë asaj që ka deklaruar në intervistë se Mozziku është babai i fëmijës së saj dhe se ajo e respekton dhe e do shumë.

Loredana kohët e fundit është disktuar për një lidhje me reperin Zuna edhe pse asnjë prej tyre nuk ka konfirmuar asnjë gjë konkrete.

Gjithsesi me këtë foto e deklaratë nuk dimë në fakt se çfarë të mendojmë më për çiftin e shumë përfolur kohët e fundit.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4pZptAqQb1/https://www.instagram.com/p/B5cdgIKluRk/