ShowBiz

Genta dhe i dashuri turk drejt martesës, këngëtarja rrëfen si u njoh me Ustën

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka rrëfyer për herë të parë historinë e saj të dashurisë me biznesmenin turk.

Ajo dhe Usta kanë tashmë 5 muaj të lidhur dhe duket se po ecin shumë mirë.

Ata i shohim gjithnjë bashkë dhe gjithmonë të dashuruar me njëri tjetrin, sidomos në postimin e publikuara nga Genta ku shohim surprizat e shumta që ai bën për këngëtaren.

Gjatë një interviste për Prive, këngëtarja ka treguar se me Ustën është njohur në një restorant në Turqi dhe ishte dashuri me shikim të parë.

Që nga ai moment ata nuk janë ndarë më nga njëri tjetri dhe tashmë në planet e tyre të ardhme përfshihet edhe martesa.

Kujtojmë se Genta e bëri publike lidhjen disa muaj më parë, ndërsa ka postuar disa prej surprizave më të bukura që ka marrë prej partnerin, ku më e veçanta ishte ndriçimi i urës së Bosforit me emrin e saj dhe me fjalën “Të Dua”.

https://www.youtube.com/watch?v=buUjlfTDV5g

Link: https://www.youtube.com/watch?v=buUjlfTDV5g

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gQzTOB58d/