Aktualitet

Nëse doni gjumë të qetë, largoni telefonin nga krevati

Të mbani telefonin në karikim gjatë natës mund të rezultojë më e rrezikshme nga ç’mendoni

Kështu nëse vendosni të shkoni për të fjetur jo vetëm që nuk duhet ta përdorni telefonin para gjumit, por njëkohësisht nuk duhet në asnjë mënyrë që të karikoni telefonin në prizën ngjitur me krevatin.

Kështu nëse e mbani telefonin në karikim gjatë gjithë natës dhe sidomos pasi telefoni është karikuar plotësisht kjo mund të bëjë që nga mbinxehja karikuesi të marrë flakë duke ju rrezikuar seriozisht jetën.

Gjithashtu rrezatimi i telefonit natën është më i rrezikshëm dhe kështu që duhet ta mbani telefonin sa më larg kokës.

Një tjetër arsye është edhe fakti që valët e telefonin ndikojnë në gjumin tuaj, duke ju bërë që të mos e bëni gjumin rehat dhe të zgjoheni disa herë brenda natës.

Kështu që nëse doni të flini të qetë, largojeni sa më shumë telefonin dhe do të bëni një gjumë shumë herë më cilësor.

Link: https://www.health.com/mind-body/3-reasons-not-to-sleep-with-your-phone-in-your-bed

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-woman-using-mobile-phone-3367850/