ShowBiz

Afërdita poston foton më të nxehtë me bashkëshortin, ja urimi i veçantë për Shën Valentin

Afërdita Dreshaj dhe lojëtari çek i hokey Jakub Kindl janë martuar dy vite më parë në një ceremoni në Miami.

Ata i shohim gjithmonë bashkë dhe gjithnjë e më të dashuruar me njëri tjetrin çka e tregojnë edhe fotot e shumta që postojnë vazhdimisht në rrjetet sociale ku nuk mungojnë edhe deklatat e dashurisë për njëri tjetrin.

Këtë herë modelja ka zgjedhur ta urojë bashkëshortin përmes një fotoje shumë të veçantë së bashku.

Afërdita mban veshur një këmishë të bardhë të shkurtër dhe duket tejet joshëse, ndërsa Jakub veshur sportiv e ka përqaruar modelen ndërsa po e puth në sup.

Krahas fotos modelja shkruan: “Gëzuar Shën Valentinin, Valentini im i përjetshëm, të dua kaq shumë”.

Në këtë ditë shumë prej çifteve kanë shprehur dashurinë për partnerët në mënyra nga më të ndryshmet.

Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0JPyvbJEcY/