ShowBiz

Kënga për gjyshet në ditën e dashurisë, përgatituni të kërceni

Ndërkohë që shumica e këngëtarëve kanë publikuar këngë dashurie këtë 14 shkurt, Silva ka vendosur të vijë ndryshe.

Ajo ka publikuar në ditën e të dashuruarve hitin e saj të radhës, një këngë që i dedikohet gjysheve.

Kënga “Nënoke” me ritme popullore është një himn dedikuar nënave të dashura që japin dashuri pa kushte dhe që gjithmonë sakrifikojnë dhe i rrisin nipat e mbesat me shumë dashuri.

Klipi i kësaj këngë është realizuar në pazarin dhe shtëpitë karakteristike të qytetit të Gjirokastrës.

Silva në një pjesë të klipit këndon majë çatisë, ndërsa në disa momente të tjera e shohim nëpër rrugicat me kalldrëm të qytetit të gurtë.

Përveç motiveve të bukura popullore, kënga mbart edhe një mesazh shumë të rëndësishëm dashurie për gjyshet.

Kënga është pëlqyer shumë nga fansat e këngëtares, prandaj ju ftojmë të mos e humbisni pasi nuk do të zhgënjeheni.

https://www.youtube.com/watch?v=URJFKm4RzHw

Link: https://www.youtube.com/watch?v=URJFKm4RzHw

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=URJFKm4RzHw