ShowBiz

“Madam”, një tjetër këngë dashurie, këngëtari emocionon për Shën Valentin

Shumë prej këngëtarëve shqiptarë kanë zgjedhur ditën e dashurisë për të publikuar projektet e reja muzikore që janë kryesisht balada dashurie.

Edhe këngëtari Anxhelo Koçi ka zgjedhur 14 shkurtin për të publikuar këngën e tij të dashurisë.

“Madam”, titullohet kënga e tij e publikuar për Shën Valentin si një dhuratë për fansat dhe gjithashtu për të gjithë ata që janë lënduar dhe kanë humbur një dashuri.

Përmes vargjeve të këngës, Anxhelo i kërkon falje, dashurisë së jetës, ndërsa i kërkon të kthehet edhe njëherë.

Kënga ka një melodi të veçantë dhe jemi të bindur që do t’ju bëjë për vete sapo ta dëgjoni.

https://www.youtube.com/watch?v=DreCezDPJBc

Link: https://www.youtube.com/watch?v=DreCezDPJBc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8TkeHFJShV/