ShowBiz

Roza në shtrat me Stresin, Kejsi shpërthen ndaj moderatores…

Reperi Stresi ka qenë i ftuar në emisionin “Why not”, të Roza Latit gjatë të cilit është inskenuar arrestimi i reperit në një dhomë hoteli.

Në këtë inskenim Roza interpreton një fanse të reperit që i shkon në dhomën e hotelit duke ju future në shtrat pak para se ai të arrestohet.

Ndërsa në momentin që reperi arrestohet, Roza fillon të pozojë për fotografët ndërsa dëgjohet të thotë se ai e ka përdhunuar dhe madje e ka lënë shtatëzanë.

Ky inskenim në fakt ka shkaktuar të qeshura në publik, por duket se nuk është pritur mjaft mirë nga Kejsi.

Në një status të saj në instagram ajo shprehet e indinjuar ndaj mënyrës se si është përcjellë mesazhi, ndërsa thotë se të tallesh me vuajtjet dhe hallet e të tjerëve nuk është për të qeshur.

Por duket se reperi nuk është i këtij mendimi.

Reperi thotë se në fakt nga ky skeç ai ka dalë i pastër dhe se Roza gjatë emisionit personalizoi të gjitha shushunjat që për një mirësjelle të hipin në qafë.

https://www.youtube.com/watch?v=TAcdcxW_mXE

Link: https://www.youtube.com/watch?v=TAcdcxW_mXE

Link: https://www.instagram.com/bkc___/

https://www.instagram.com/p/B87DsknpChz/

Link: https://www.instagram.com/p/B87DsknpChz/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8T4rPDgjuu/https://www.instagram.com/p/B86KFODJU9G/