ShowBiz

Jonida kunja kolegëve, “Nuk bëj qoka, Arilena 1 në 1 milion”

Këngëtarja Jonida Maliqi ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e saj për fituesen e Edicionit të 56-të të këngës në RTSH Arilena Arën.

E ftuar në “Wake Up” në “Top Channel”, këngëtarja tha se Arilena është një talent i vërtetë që lind një në 1 milion.

Ajo tha gjithashtu se nuk bën qoka si gjithë kolegët e saj dhe nëse një këngë nuk i pëlqen nuk e reklamon në rrjetet sociale edhe pse shpesh herë ja kërkojnë.

Jonida shprehet gjithashtu se interpretimi i Arilenës në festival ishte shumë i denjë, pavarësisht se sipas saj ndonjëherë njerëzit pëlqejnë interpretimin e jashtëm.

Një dekaratë e tillë u konsiderua edhe nga Isli si një kunj, por Jonida e ka tejkaluar këtë koment duke mos e zgjatur më shumë bisendën.

Në fakt me deklaratën e saj, duke sikur Jonida e ka rindezur edhe njëherë debatin që shkaktoi Festivali pasi u shpall fituese Arilena.

Një pjesë u renditën krah saj, ndërsa një pjesë tjetër krah Elvanës duke pëlqyer interpretimin e saj skenik.

https://www.youtube.com/watch?v=uGmNxfRzeXk

Link: https://www.youtube.com/watch?v=uGmNxfRzeXk

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8yAC8dnm5h/