Ndërkohë që Italia është vendi i tretë më i prekur nga Coronavirus duke alarmuar gjithë botën, duket se jo të gjithë e kanë problem të udhëtojnë drejt vendit fqinj dhe madje pikërisht në zonën e Lombardisë në Milano aty ku ka më shumë të infektuar.
Reperi Gjiko mesa duket nuk ka mundur ta anulojë një udhëtim në Milano pavarësisht rrezikut e madje ka vendosur ta marrë me sportivitet të gjithë situatën.
Në një video të shpërndarë në internet ku shfaqet me dy kolegë të tij, reperi thotë: “Ne jemi shqiptarë, me një kamomil dhe një gjysmë limoni e kalojmë gripin”.
Ndërsa më pas ka shpërndarë disa video ku shfaqet në aeroportin e Milanos i cili si rrallë ndonjëherë është thuajse bosh.
Shumica e njerëzve kanë anuluar fluturimet, madje ata që ndodhen aty nuk lejohet të udhëtojnë jashtë Italisë.
Reperi ka filmuar gjithashtu edhe momentin kur kontrollohet nga specialistët në aeroport dhe ku rezulton i pakontaminuar duke u lënë I lirë për të shkruar drejt vulosjes së pasaportës.
Link: https://www.instagram.com/gjikotheflyboy/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gD9EnFH_F/