Ai është jo vetëm tërheqës në pamje, por gjithashtu edhe një prej meshkujve më të pasur në vend.
Kjo e ka bërë Fatmir Hysenbelliun një prej meshkujve më të dëshiruar nga femrat, por ndonjëra prej tyre mund ta ketë kaluar disi cakun e fanses duke u shndërruar në rrezik për të.
I ftuar në “Glamour Zone” të moderatores Ester Bylyku Fatmiri ka treguar se si për gati një vit rrjesht është përndjekur hap pas hapi, është bezdisur e madje është shndërruar edhe në kërcenim një femër të cilën ai nuk e njihte.
Ajo filloi jo vetëm ta shqetësonte me mesazhe gjithandej dhe në çdo orar të mundshëm, por gjithashtu mësonte ku shkonte ai dhe e ndiqte.
Fatmiri thotë se arriti deri aty sa shqetësonte edhe familjarët e mi.
Situata u bë aq shqetësuese saqë ai u detyrua ta denonconte, vetëm në këtë mënyrë vajza ka bërë mbrapa dhe nuk e ka shqetësuar më.
Gjatë intervistës Fatmiri ka folur gjithashtu edhe për jetën e tij private ku ka deklaruar se është single prej katër vitesh, ndërsa është ndalur gjithashtu edhe tek motivet e ndarjes nga Anxhelina.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=W0SmGAkVu94
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9CUa1gjbiO/