Në shtator të vitit që shkoi mediat ngritën dyshimet për një lidhje të Robertit me modelen Jessica Kadiu, por këto zëra këngëtari i mohoi menjëherë në një intervistë të dhënë pak kohë më pas.
Mirëpo e vërteta është ndryshe, pasi ata të dy kanë qenë të lidhur dhe këtë e konfirmoi vetë modelja përmes një statusi në instagram që shkaktoi zhurmë në rrjetet sociale.
Ajo tha se ishte e lidhur me Robertin dhe se shpresonte që të riktheheshin sërish bashkë, ndërsa deklaroi se ende e donte.
Modelja sqaroi gjithashtu se nuk ishte ajo shkaktarja e ndarjes se Robertit nga Nora, pasi lidhja e tyre erdhi pasi ata ishin ndarë.
Por pavarësisht kësaj deklarate që hodhi poshtë intervistën e Robertit bërë disa muaj më parë, ky i fundit ka preferuar heshtjen.
As ai dhe as ish bashkëshortja e tij Nora nuk kanë postuar asnjë gjë lidhur me deklaratat e modeles.
Ndoshta përmes heshtjes këngëtari ka dashur thjesht të mos diskutohet më kjo çështje.
Edhe modelja duket se u pendua për deklaratën, pasi i fshiu statuset në story shumë më përpara se të mbushej 24 orarëshi.
Link: https://www.instagram.com/p/ByNPaHLnAZo/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7sxFIeJyy4/, https://www.instagram.com/p/B7-dJ0RFLOC/, https://www.instagram.com/p/Bfd3ha4gQ4D/