ShowBiz

Mozzik kunja për “mikun” e Loredanës? Reperi habit me statusin e fundit

Mozzik dhe Loredana janë bërë së fundmi kryefjala e mediave rozë.

Pas deklaratave pro dhe kundër njëri tjetrit, ata të dy dashur pa dashur kanë ditur se si të tërheqin gjithmonë vëmendje.

Loredana u përfol së fundmi për një lidhje me reperin gjerman Zuna i cili është gjithashtu mik me Mozzik, pasi disa herë janë parë bashkë.

Por pas thashethemeve për një lidhje të tij me Lorin, nuk e dimë se si vijon marrëdhënia e dy reperëve.

Megjithatë ajo që na bëri më shumë përshtypje është një shprehje e postuar nga Mozzik në instagram ku duket sikur i drejtohet miqve të tij e ndoshta edhe Zunës.

“Mos i beso kurrë një miku që shoqërohet me armikun tënd”, thuhet në statusin e Mozzik.

Nuk e dimë me kë e ka në veçanti reperi, por pas debatit të fundit me Loredanën dhe pas zërave për një lidhje të kësaj të fundit me Zunën, duket sikur reperi ka diçka edhe me të.

Link: https://www.instagram.com/mozzik/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5cdgIKluRk/