ShowBiz

Elita na tregon si duket Zëri me flokët e qethura, vogëlushi sapo na i zbukuroi ditën

Djali i Elitës dhe Gjikos sapo ka mbushur një vjeç dhe prindërit i organizuan një supër festë mes miqsh e familjarësh.

Me këtë rast ashtu siç është tradita, vogëlushi ka prerë për herë të parë flokët dhe tashme Elita na tregon se si duket vogëlushi me modelin e ri.

Ajo ka postuar disa foto shumë të bukura të Zërit veshur me një palë tuta ngjyrë bezhë, xhaketë xhins me emrin Zëri të qëndisur pas krahëve si dhe një palë atlete të bardha.

Vogëlushin e shohim për herë të parë me flokë të prera që pas lindjes dhe duket një bukurosh i vërtetë.

Elita ka vendosur ta kalojë fundjavën në një vend me dëborë ku e shohim nën shoqërinë e të birit dhe miqve të saj.

https://www.instagram.com/p/B9JrPCWlq1V/

Link: https://www.instagram.com/p/B9JrPCWlq1V/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8jitU-lZsN/