Këngëtarja Dua Lipa ka realizuar së fundmi një miniserial për revistën e famshme të modës Vogue ku tregon jetën e një ylli muzike midis fustaneve firmë, shërbëtorëve e pasarelave të modës.
Në këtë miniserial ajo që na ra në sy janë dy qenushat e Duas që e shoqërojnë në tavolinë ndërsa ajo po ha darkë.
Ata mendojnë në shqip dhe fjalët e tyre përkthehen me titra në anglisht.
“Më në fund ka veshur Mark Jacobs”, “Nuk po më shikon më si më parë”, “Po më mahnit Dua”, janë fjalët që thonë qenushat e saj ndërsa janë në tavolinë me të.
Kjo video ku Dua tregon aftësi edhe në komedi ka marrë klikime rekord në fare pak kohë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=aO_76YhBymM
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9FS6OZhFp2/