Jonida Vokshi zbuloi së fundmi se është shtatëzënë dhe se së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Edhe pse moderatorja e zbuloi shtatëzaninë vetëm pak javë më parë në fakt ajo është plot 6 muajshe, madje ka hyrë në të shtatin.
Vetë ajo ka postuar në instagram disa foto në pishinë me kostum të zi duke u relaksuar, ndërsa shkruan se është 25 javëshe shtatëzanë.
“Ne të dy relax, babi me mission na bën foto”, shkruan Jonida e cila duket se ka zbuluar edhe gjininë e bebit duke qënë se ka shkruar ne të dy duke na lënë të kuptojmë se bëhet fjalë për një djalë.
Aktorja u martua me partnerin e saj shtatorin e vitit të kaluar ne një ceremoni të veçantë ku ishin të ftuar miq dhe familjarë të çiftit të cilët krijuan një atmosferë shumë të veçantë.
https://www.instagram.com/p/B9M4jLvj8V4/Link: https://www.instagram.com/p/B9M4jLvj8V4/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx94emkjAL3/