ShowBiz

Zhytur në një vaksë me akull, këngëtarja realizon videon më të çmendur

Të zhytesh në një vaskë me akull është një metodë mjaft efikase sidomos për t’u rikuperuar pas një dite shumë të lodhshme.

Këtë praktikë duket se e zbaton vazhdimisht këngëtarja Lady Gaga sidomos pas një dite ku ka kaluar gjithë kohës në shesh xhirim për realizimin e ndonjë klipi.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në instagram një moment pas xhirimeve të klipit për këngën e saj të re, ku shfaqet në një vaskë të mbushur me akull.

Ajo fillon të flasë gjatë gjithë videos si për të harruar të ftohtin që po përjeton sidomos pasi ka xhiruar në shkretëtirë me temperatura shumë të larta.

Ajo i është drejtuar të gjithë fansave, duke ju treguar se ku ndodhet, si ndihet dhe se sa shumë i do.

Këngëtarja ka marrë një guxim të jashtëzakonshëm duke u zhytur në akull dhe vetëm duke e parë na futi të dridhurat.

Link: https://www.instagram.com/ladygaga/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BqIoNQyFczV/