ShowBiz

Jonida flet për shtatëzaninë, ja reagimi epik i Besnikut kur e mori vesh

Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj Besnik Krapi do të bëhen shumë shpejt prindër të një fëmije.

Jonida e zbuloi vetëm pak kohë më parë gjatë spektaklit “Top Talent” se ishte në pritje të një fëmije.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Soire” së bashku me bashkëshortin e saj, Jonida tregon se si ka reaguar Besniku kur ajo i ka thënë se është shtatëzanë.

Besniku thotë se ishte në Kosovë duke parë një ndeshje dhe aty i vjen një mesazh nga Jonida që e pyet çfarë po bën.

Duke qënë se kishte zhurmë dhe jo shumë valë, Besniku përgjigjet shkurt, ndërsa aktorja i thotë më pas sillu mirë mos pi shumë birra se do bëhesh baba.

Në ato momente Besniku acarohet edhe më shumë pasi mendonte se Jonida po bënte shaka.

Por më pas për të vërtetuar atë që tha, Jonida i dërgon me foto testin e shtatëzanisë.

“Në ato momente stadiumi mu bë komplet i zhurmshëm, kam lënë birrën në tokë dhe kam shkuar në një lokal aty afër, ku qëndrova gati një orë vetëm duke pirë”, thotë Besniku duke treguar kështu mënyrën se si ka reaguar pasi mori vesh që Jonida nuk po bënte shaka, por ishte vërtetë shtatëzanë.

Aktorja njoftoi pak ditë më parë se është në javën e 25-të të shtatëzanisë dhe se shumë shpejt pritet të sjellë në jetë fëmijën e parë.

https://www.instagram.com/p/B9U0soxnD8l/

Link: https://www.instagram.com/p/B9U0soxnD8l/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9TzbVLDcAj/