ShowBiz

Moderatorja sqaron raportin me djalin e kryeministrit, ja çfarë po ndodh mes tyre

Një foto e moderatores Xhesi Muçaj me djalin e kryeministrit, publikuar në 14 shkurt u bë kryefjala e mediave on line pak kohë më parë.

Mediat folën gjatë për një lidhje mes tyre, por që në fakt gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve dhe në fakt rezultoi të jetë vërtetë i tillë.

Vetë moderatorja Xhesi Muçaj ka sqaruar njëherë e mirë gjatë emisionit “Glamour Zone”, raportin që ka me Greg Ramën.

Xhesi tha se me Gregun janë miq shumë të mirë dhe në 14 shkurt ishin mbledhur një grup miqsh të gjithë beqarë për të festuar fare rastësisht duke mos e ditur fare që ishtë dita e të dashuruarve.

Moderatorja postoi një foto në instagram bashkë me Gregun duke e quajtur atë mikun e saj më të mirë, por duket se mediat janë keqkuptuar dhe kjo bëri që të lindnin një sërë thashethemesh, por që Xhesi i mohoi plotësisht.

https://www.youtube.com/watch?v=UOCG1xNGuhU

Link: https://www.youtube.com/watch?v=UOCG1xNGuhU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9MjI-TnOMx/,https://www.instagram.com/p/B9CUlrbnzUv/