ShowBiz

Të martuar por nuk jetojnë bashkë, Blero rrëfen çfarë po ndodh me Afronën

Këngëtari Blero dhe modelja Afrona Dika lidhën kurorë në shtator të vitit që shkoi përmes një ceremoni shumë të veçantë në Shëngjin.

Dasma e tyre ishte një ngjarja e vitit dhe mblodhi gjithë miqtë dhe familjarët e çiftit të cilët e konsideruan si një ceremonive më të bukura ku kishin marrë pjesë.

Në një intervistë për Mirage, këngëtari ka treguar se ai dhe Afrona nuk jetojnë bashkë edhe pse janë të martuar.

Afrona jeton në Zvicër ku ka një kontratë pune, ndërsa ai në Prishtinë.

Këngëtari thotë se e respekton shumë punën e Afronës dhe deri sa ti mbarojë kontrata do të jetojnë të ndarë.

Blero thotë se Afrona vjen shpesh në Prishtinë dhe ata po tentojnë të jetojnë në Kosovë, por nëse modelja nuk përshtatët për një kohë të caktuar, ata shkojnë në Zvicër.

Ai ka folur gjithashtu edhe planet e zgjerimit të familjes me një fëmijë.

Këngëtari thotë se dëshirojnë të bëhen me fëmijë shumë shpejt, por ajo që i ka penguar ka qenë distanca.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=M8aU9nWBAzo&t=305s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1g0U8IH7qC/