Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka vendosur të ndryshojë look duke hequr dorë nga flokët e errëta.
Ajo ka postuar në instagram një video me flokët në ngjyrë lajthi dhe me një grim perfekt duke u shfaqur në super formë.
Këngëtarja ka vendosur të suprizojë fansat duke hequr dorë nga floku i errët me të cilin ishin mësuar ta shihnim për një kohë të gjatë.
Tashmë Çiljeta i është rikthyer flokut të çelët dhe duhet pranuar që duket shumë bukur.
Kjo ngjyrë e re flokësh, kombinuar me grimin që ka realizuar në video e bëjnë atë të duket shumë më e këndshme.
Fansat dhe miqtë e këngëtares e kanë pëlqyer lookun e saj të ri, duke e krahasuar këngëtaren me një yll të vërtetë.
https://www.instagram.com/p/B9cZq4IAbzC/Link: https://www.instagram.com/p/B9cZq4IAbzC/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8mBX6XA7wX/