ShowBiz

Brenda ditëlindjes përrallore të Jonit ku gjithçka është e personalizuar, mbetëm pa fjalë

Djali i Arbana Osmanit ka festuar 5 vjetorin e lindjes me një festë përrallore të organizuar nga vetë moderatorja.

Arbana ka treguar përmes disa fotove e videove momentet e veçanta nga festa ku gjithçka ishte e personalizuar.

Shumica e ëmbëlsirave ishin handmade me porosi, ndërsa në disa çokollata shkruhej se ishin bërë me dashuri për Jonin.

Arbana ka postuar gjithashtu edhe tortën madhështore me tre kate si dhe gjithë ëmbëlsirat e përgatitura me këtë rast të cilat kishin në sfond qenusha si simbol i festës.

Mesa duket qenushat janë të preferuarit e Jonit, pasi edhe dekorimet e festës ishin me qenushë.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4NI12Agaf-/