ShowBiz

Lamtumirë flokë të gjata, Ariana pret flokët në modelin më trendy dhe duket super

Flokët deri në gjatësinë mbi supe dhe me onde të valëzuara duket se janë trendy i kohës.

Shumë personazhe të njohura kanë filluar të preferojnë në masë këtë model flokësh dhe kësaj tendence nuk mund ti shpëtonte Ariana, bashkëshortja e Ermal Fejzullahut.

Përmes një videoje të postuar në instagram Ariana tregon se ka ndryshuar modelin e flokëve duke i shkurtuar deri në fillim të supeve dhe duket një yll i vërtetë.

Ariana duket kaq ndryshe dhe duhet pranuar se kombinuar me ondet e valëzuara duket shumë bukur.

Ky model i ri flokësh duket sikur ju shkon të gjithave, pasi ka tendencën të të tregojë më të vogël në moshë me pamje më rinore.

Kështu ajo ju ka thënë lamtumirë flokëve të gjata dhe në fakt ka bërë shumë mirë, sepse duhet thënë që modeli i ri i shkon shumë.

Link: https://www.instagram.com/arianafejzullahu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8_SLxGBese/