Këngëtarja e njohur Fifi është vënë së fundmi në qendër të kritikave pas një videoje të shpërndarë në instagram disa orë më parë ku shfaqej duke mbajtur koncert në një qendër tregëtare në kryeqytet.
Duke kujtuar se koncerti është mbajtur gjatë ditës së djeshme, shumë fansa i janë kthyer ashpër këngëtares për papërgjegjshmërinë që ka treguar duke grumbulluar shumë njerëz në një vend të mbyllur ndërkohë që diçka e tillë u ndalua pas rasteve të para me Coronavirus.
Por Fifi në këtë rast është totalisht pa faj, pasi ky koncert është mbajtur në datë 7 Mars, dy ditë përpara vendimit të Kryeministrit dhe këtë na e vërtetoi vetë këngëtarja, “gabimi” i vetëm i së cilës është postimi i videos disa orë më parë, çka ngatërroi fansat.
Këngëtarja u shpreh për Arkiva News se koncerti i saj u mbajt pasditen e 7 marsit duke mos shkelur në këtë mënyrë asnjë rregull ashtu siç u hamendësua.
https://www.instagram.com/p/B9h1zUrnnKF/Link: https://www.instagram.com/p/B9h1zUrnnKF/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7JoXOhgaR0/