ShowBiz

Bieta poston videon më të bukur sensibilizuese me të birin, nuk duhet humbur

Situata e krijuar në vend pas konfirmimit të rasteve të para me Coronavirus në vendin tonë ka angazhuar të gjithë personazhet e njohur që të sensibilizojnë opinionin publik mbi masat e marra për të shmangur përhapjen e sëmundjes.

Edhe moderatorja Bieta Sula ka postuar në instagram një video ku shfaqet me të birin, ndërsa janë duke konsumuar një vitaminë C.

Ajo dhe djali i saj ka vendosur që përmes një loje së bashku të tregojnë se sa e rëndësishmë është kjo vitaminë për të rritur imunitetin.

“Vitamina C, i bëjmë shpjegimet me lojë, unë qëndroj në shtëpi”, shkruan Bieta poshtë videos ku shfaqet duke luajtur me të birin dhe duke konsumuar vitamin C.

Bieta ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për të kontribuar sadopak përballë një situate të tillë ku shumë përsonazhe publike kanë bërë thirrje të shumta sensibilizuese.

https://www.instagram.com/p/B9kOwfiHEUi/

Link: https://www.instagram.com/p/B9kOwfiHEUi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4nYeZ0nl8L/