Sot gjithnjë e më shumë po bëhet e vështirë ti kontrollosh dhe menaxhosh fëmijët dhe sidomos ti largosh nga interneti dhe PlayStation.
Por prindi i një 11 vjeçari ka gjetur një metodë për ta shkëputur të birin nga bota virtuale dhe nuk do ta besoni por ka vendosur ti mësojë makinën në realitet.
Kështu 11 vjeçari në vend që të luajë me gara me makina përmes një kompjuteri, mund të ngasë realisht makinën.
Gjithçka u zbulua pasi fëmija u kap në timonin e një makine nga një polic i cili raportoi menjëherë rastin në fjalë.
Prindit të tij i kishte ardhur në majë të hundës që fëmija po qëndronte për orë të tëra në Playstation dhe për ta shkëputur që andej pati idenë që ta përballte realisht me makinat, duke e mësuar si ta ngasë një të tillë.
Aktualisht prindi i fëmijës po përballet me akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Burimi i fotos: https://www.heise.de/newsticker/meldung/Zu-viel-GTA-gezockt-11-Jaehriger-darf-Auto-der-Eltern-fahren-4678352.html