Këngëtari i njohur Alban Skënderaj ashtu si shumë personazhe publikë i ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin nëse nuk kanë një nevojë urgjente.
Përmes një videoje të postuar në Instagram, Albani ka theksuar se në një situatë ekstreme si kjo që po kalojmë duhet të zbatohen me përpikmërmëri vendimet e qeverisë.
Këngëtari ka theksuar se kjo është sfidë që mund ta kalojmë të gjithë së bashku, ndërsa shton se në një kohë të shkurtër ky mund të jetë veç një kujtim i keq.
Kujtojmë se Shqipëria konfirmoi rastet e para me CoronaVirus mbrëmjen e së dielës, ndërsa deri tani janë të konfirmuar 15 raste.
https://www.instagram.com/p/B9mWbjxAvNG/Link: https://www.instagram.com/p/B9mWbjxAvNG/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2onf7dggx2/