Aktualitet

Apple nxjerr udhëzimet, ja si ti pastrojmë telefonat iPhone pa i dëmtuar

Gjigandi Apple në një njoftim zyrtar ka publikuar metodat se si mund ta pastrojmë një iPhone pa e dëmtuar.

Më konkretisht për të gjitha llojet e Iphone është e rëndëishme që të ndiqen hapat e mëposhtëm.

  1. Fillimisht duhet të hiqen të gjitha fishat nga telefoni.
  2. Më pas telefoni duhet të fiket
  3. Për ta pastruar mjafton të përdoret një leckë e butë, jo material garze e lagur shumë pak.
  4. Nëse ka ende njolla lecka mund të bëhet me pak ujë dhe sapun.
  5. Nuk duhet në asnjë mënyrë të përdoren solucione pastruese që përmbajnë alkol
  6. Duhet të tregohet kujdes që të mos hyjë lagështirë ne zonat e hapura si prsh hapësirat ku vendosen kufjet.

Për të pastruar xhamin e këtyre telefonave mund të përdoren edhe leckat që përdoren për të pastruar syzët, pasi janë të buta dhe nuk e dëmtojnë telefonin

Link: https://support.apple.com/en-us/HT207123

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-iphone-taking-photo-of-green-leaf-plant-3846225/