Një video ku Prince Charles kujtohet në momentet e fundit që nuk duhet të japë dorën prej Coronavirus po bën xhiron e rrjetit.
Charles ka qenë i pranishëm në një ceremoni pasditen e së mërkurës dhe jo një por dy herë e ka tërhequr dorën mbrapsht sapo e ka drejtuar për të takuar të ftuarit.
Reagimi i tij në momentin që tërheq dorën mbrapsht është i papërsëritshëm.
Menjëherë më pas ai fillon të përshëndesë si indianët, me përshëndetjen e famshme “Namaste”.
Përshëndetja e famshme indiane, duket se ka hyrë në zbatim në masë së fundmi, sidomos mes zyrtarëve në delegacione të ndryshme.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=yvEdK8kfjyk
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7rNf7XnfaX/